TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

President i PL-së, Ilir Meta deklaroi se ai nuk është marrë as me çështjet e pronave dhe as ato financiare, në familjen e tij, duke u shprehur se për gjithçka është marrë Monika Kryemadhi, bashkëshortja e tij.
“Më pyesin në SPAK a ke diskutuar me Monikën në shtëpi, se ne kështu flasim të gjithë, lidhur me lëvizjet e llogarive bankare apo pronat? Ia thashë që nuk jam marrë asnjëherë me çështjes pronash dhe llogarish, i kam firmosur çdo vit në mirëbesim edhe deklaratat e pasurisë, por nuk e di se çfarë ka bërë Monika, aty e kishin dje le ta pyesin”, tha Meta.
Presidenti i PL-së tha se është pyetur nga SPAK nëse mban mend për veprimet e kryera nga Monika Kryemadhi për tërheqjen e parave nga llogaritë e bankave, ndërsa Meta tha se nuk ka dijeni, pasi ata kanë pasur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë pagesat për fëmijët, “por unë nuk jam marrë fare me këtë proces, pasi është marrë Monika Kryemadhi”.
Meta tha se ai është marrë dhe merret me politikë dhe është i gatshëm të ballafaqohet me këdo jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej oqeanit, pasi nuk kam bërë asgjë në kundërshtim me ligjin.