AKTUALITET, 13 Qershor 2024, 13:56

Kontratat në shëndetësi, Ndreca përfaqësuesit të KLSH: Ju nuk keni kualifikim profesional për auditimin e koncesioneve

Kontratat në shëndetësi, Ndreca përfaqësuesit të

Nënkryetari i Komisionit Hetimor për kontratat koncensionare në shëndetësi, Plarent Ndreca, ka pyetur audituesin e KLSH nëse ai kishte kualifikimet profesionale për auditime të tilla.

“Në dijeninë time ka standarde të caktuara për auditimin e koncensioneve. Pra, ju nuk keni një certifikatë profesionale në fushë e auditimit, vetëm jeni punonjës i KLSH”, -tha Ndreca teksa audituesi pranoi që kishte mbaruar studimet e larta në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe punonte në Kontrollin e Lartë të Shtetit prej vitit 2005.

Pas debatesh me përfaqësuesit e opozitës, mbledhja u ndërpre me dakordësinë e dy palëve për një pushim të shkurtër.