AKTUALITET, 27 Qershor 2023, 22:11

Zëdhënësi i Belerit braktis emisionin, Demalia: Je fshatar anonim, je rrit me bajga! Dhuli: Fundërrinë, duhet të jesh në psikiatri

Zëdhënësi i Belerit braktis emisionin, Demalia: Je fshatar
Fotomontazh: Demalia dhe Dhuli

Një debat i ashpër është zhvilluar mes analistit Ilir Demalia dhe këshilltarit të Fredi Belerit, Skerdian Dhuli në Report Tv. 

Debati nisi për çështjen në të cilën ndodhet Himara, ku Fredi Beleri nuk u betua dot si kryebashkiak, ndërsa është ende në burg.

Dy të ftuarit kaluan në debate personale, ndërsa më pas Dhuli braktisi emisionin.

Dhuli: Fundërrima si puna jote, gjykoj se duhet të jenë në spital psikiatrik.

Demaila: Je fshatar anonim, je rrit me bajga, je fshatar.

Dhuli: Ti nuk krahasohesh dot me mua, se po ta duash Shqipërinë vjen dhe jeton këtu. Palaço, bën gama gam dhe leh sai qen, këtu mbyllet diskutim im me ty.