AKTUALITET, 10 Janar 2023, 11:11

Zbulohet përgjimi mes pastrueses dhe djalit të saj në komisariat: Do të rri unë këtu! Ja biseda që vuri në lëvizje policinë

Zbulohet përgjimi mes pastrueses dhe djalit të saj në komisariat:

Një bisedë e bërë pas shoqërimit në komisariat nga Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi ka zbuluar shumë e parave të fshehur në banesë të cilën ata e kishin marrë në shtëpinë ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Në përgjimin e zbardhur nga BW, nëna zotohet se ajo do të marrë përsipër vjedhjen dhe do të qëndrojë në burg ndërkohë që ata flasin edhe për pjesën e parave të fshehur në shtëpi, gjë që ka kthyer efektivët në banesën e tyre për të zbuluar shumë e madhe të parave të vjedhura.

Havieri: Çfarë ke thënë ti për mua

Nena: Asgjë do të rri unë këtu (Nënkupton se do ta marrë ajo përsipër vjedhjen)

Havieri: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë (Bazuar në këtë fjali është urdhëruar kontrolli i dytë ku u gjet paratë në tubin e aspirimit)

Më pas Rozeta e kritikon të birin pse ka tërhequr shumë para ndërkohë që ai i përgjigjet se ka tërhequr vetëm 50 mijë (euro).