AKTUALITET, 10 Janar 2023, 10:36

Dyshohet se shisnin produkte me përbërje kanabisi, 1 në pranga, 1 në kërkim

Dyshohet se shisnin produkte me përbërje kanabisi, 1 në pranga, 1

Një 21-vjeçar me iniciale A.B. është arrestuar nga policia e Tiranës ndërkohë që në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, T. T., 26 vjeç.

Policia bën me dije se në dyqanin e njërit prej tyre janë gjetur paketime të ndryshme të kontrabanduara, të cilat kishin në përbërje kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mix”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare.

Tregtonin produkte të kontrabanduara në vendin tonë, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen produkte të ndryshme që dyshohet se kanë në përbërje lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një shtetas që tregtonte produkte me përbërje kanabisi, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mix”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. T., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit në dyqanin e shtetasit T. T., me punonjës shtetasin A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, produkte të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat sipas mbishkrimit në paketim, kishin në përbërje lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.