AKTUALITET, 27 Prill 2025, 10:15

Zbulohet garanti i kontratës 6 milionë dollarë për heqjen e nongratës së Berishës

Zbulohet garanti i kontratës 6 milionë dollarë për heqjen e
Nuredin Seci

Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dalë garant i kontratës 6 milionë dollarë, për të lobuar në qeverinë amerikane për llogari të Partisë Demokratike dhe për të hequr Sali Berishën nga lista e zezë e SHBA.

Kontrata është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan.

Nuredin Seci lindi më 15 Shkurt 1953 në Tropojë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e kreu në Shkodër, në Shkollën e Mesme Profesionale Dega Elektrike. Seci njihet si ish-alpinist. Për 30 vite ka qenë sportist dhe trajner i ekipit të Alpinizmit Valbona.

Tre vite më parë Nuredin Seci u nderua me titullin nderi i Bashkisë Tropojë për kontributin si sportist e trajner në zhvillimin e alpinizmit. Titulli ju dha nga socialisti Rexhë Byberi.

Nuredin Seci është anëtar i kryesisë së degës “Vatra Mëmëdheu” në Nju Xhersi të SHBA-ve, dega më e re e hapur në vitin 2025.

Po ashtu, Nuredin Seci rezulton të jetë koordinator i “Gazeta e Alpeve” në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes kësaj gazete, Seci promovob figura të njohura të Tropojës dhe vlerat e vendlindjes së tij.