AKTUALITET, 26 Prill 2025, 21:21

Qumështi i kontaminuar në Vlorë/ Dy shoqata reagojnë: Nuk ka çështje të hapur për aflatoksinën

Qumështi i kontaminuar në Vlorë/ Dy shoqata reagojnë: Nuk ka

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit kanë reaguar pas raportimeve se në disa mostra qumështi në Vlorë është konstatuar prania e aflatoksinës.

Në një deklaratë të përbashkët zyrtare, ato theksojnë se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nuk ka asnjë çështje të hapur ndaj ndonjë prej kompanive të përmendura në media, lidhur me këtë problem.

Në deklaratë, gjithashtu, konfirmohet përkushtimi për respektimin e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore, për transparencë ndaj konsumatorëve dhe për mbështetje të prodhimit vendas.

Deklarata e Shoqatave:

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit dhe Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit informojnë opinionin publik se sot është bërë publike deklarata e përbashkët zyrtare, në të cilën sqarohen faktet lidhur me zhvillimet e fundit në industrinë e qumështit.

Në këtë deklaratë riafirmohet përkushtimi për përmbushjen e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore, transparencën ndaj konsumatorëve dhe mbështetjen ndaj prodhimit vendas.

Ftojmë të gjithë të njihen me përmbajtjen e plotë të deklaratës së bërë publike.

 

Qumështi i kontaminuar në Vlorë/ Dy shoqata reagojnë: Nuk ka