AKTUALITET, 27 Prill 2025, 10:04

I “maskuar” në fushatën e PD-së, Elvis Roshi: Nuk jam nga ata burra që fshihem, s’kam frikë e droje për të mbështetur familjarin tim

I “maskuar” në fushatën e PD-së, Elvis Roshi: Nuk jam

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Rroshi ka reaguar pas publikimit të një fotoje, ku shfaqej “i maskuar” në një takim elektoral të PD.

Në një reagim në rrjete sociale, ai thotë se ishte me kapuçin e xhupit në kokë për faktin se jashtë po binte shi, ndërsa shton se nuk ka asnjë arsye që të fshihet apo të maskohet. 

Reagimi i Elvis Roshit:

Unë kam  qenë aty me një kapuç të xhupit mbi kokë sepse jashtë po binte shi. Kaq!

Për ata që më njohin, më duan apo dhe s’më duan, e dinë mjaft mirë që kjo është shumë qesharake. 

Sepse unë nuk jam nga ata burra që maskohem dhe aq më shumë të fshihem. 

Sepse nuk ka arsye as të kem frikë e as të fshihem. 

Për ata që më njohin apo bëjnë sikur s’më njohin, kam dëshmuar t’i bëj ballë situatave politike shumë më agresive.

Dua të sqaroj qytetarët e qytetit tim, Kavajën time të dashur!

Dua të sqaroj miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët politikë dhe jo vetëm!

Unë nuk i fshihem askujt e nuk maskohem prej askujt.

Unë isha në atë takim elektoral sepse unë mbështes kushëririn tim, djalin e xhaxhait, birin e Kavajës,  Elton Rroshi. 

Dhe për të mbështetur njeriun e familjes time, unë nuk kam as frikë, as drojë e asgjë tjetër…….. OK! 

Eltoni është një djalë i mrekullueshëm, një njeri i ndershëm dhe unë do ta mbështes jo vetëm pse është njëri i fisit tim, por sepse Ai meriton të jetë një përfaqësues i qytetarëve të Kavajës, dhe qarkut të Tiranës në  Kuvendin e Shqipërisë.