TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë mbërritur në Apelin e GJKKO.
Berisha ka kërkuar nga gjykata që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare.
Kujtojmë që më herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Sali Berisha dhe Jamarber Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv.
Berisha i cili ndodhet nën arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, pasi nuk respektoi masën e parë të sigurisë, atë të detyrimit të paraqitjes.
Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa kanë akuzuar gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka për njëanshmëri, duke thënë se kjo e fundit i shërben interesave të qeverisë.