AKTUALITET, 10 Nëntor 2023, 17:05

Zbardhet vendimi i Kuvendit, Koreshi i ndezi, por ja ku i kishin fshehur flakadanët dy deputetet e PD

Zbardhet vendimi i Kuvendit, Koreshi i ndezi, por ja ku i kishin fshehur

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ka përjashtuar nga seancat e Kuvendit tre deputetët e opozitës, Saimir Korreshin, Lindita Metaliaj dhe Elda Hotin. Përjashtimi vjen pas kërkesës së 7 deputetëve të PS, pas seancës së një dite më parë.

Në arsyetimin për përjashtimin e këtyre tre deputetëve, thuhet se Korreshi ka ndezur flakadanë në sallën e Kuvendit, të cilat i kanë futur dy deputetet e lartpërmendura. Sipas vendimit, flakadanët kanë qenë të fshehura në dy çantat e zonjave, dhe më pas Korreshi i ka marrë dhe i ka ndezur.

“Seanca e përsëritur në çdo fillim seance plenare nga deputetë të opozitës duke penguar zhvillimin e rregull të saj është e pa tolerueshme. Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 09.11.2023 duke larguar nga vendet karriget dhe duke vendosur ato si barrikadë përpara foltores dhe duke e bllokuar atë është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet midis të tjerash në kërkesë.