TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Për demokratin, Agron Gjekmarkaj, mbledhjet e përbashkëta të deputetëve të dy grupimeve “Berisha” dhe “Bardhi” po bëhen tashmë rutinë dhe nuk e kanë më në bazë entuziazmin e mbledhjes së parë.
“Ne kur kemi vendosur të ulemi në ketë tavolinë përballë njeri-tjetrit e kemi vënë llogari që të përballemi për idetë tona. Unë personalisht marr kostot e mia për idetë e mia, pra mbaj përgjegjësi. Unë mendoj qe mbledhja e pare e përbashkët e opozitës ishte një ngjarje politike qe e rriti entuziazmin tek mbështetësit e PD. Sot është mbledhja e disatë dhe nuk me duket qe efekti i kartolinës është i njëjtë, pra nuk është e njëjta gjendje surprize pozitive. Këto mbledhje po hyjnë në rutine! Po rutina është ushqimi i përditshëm i politikës, por nuk mjafton.
Ne po përfshihemi ne ngjarje që pushteti na fut dhe përdorim ligjërimin e kushtëzuar nga ata. Ne përditë na jepet një ngjarje dhe ndjekim atë në një hulli të përcaktuar. Psh, një është përjashtimi i Gaz Bardhit nga “zona e vulës”. Dy është përjashtimi nga kuvendi i 8 deputetëve. Meraku im është se ne nuk po prodhojmë me ngjarjet tona, për ta nxjerrë nga apatia shoqërinë, në raport me ne, pse jo për ta shqetësuar qeverinë me to, ku një herë të vetme t’ja caktojmë ne axhendën asaj (qeverisë). Nuk po ndodh kjo. Kjo tryeze po behet monotone sepse nuk po fermenton politike, nuk merr në diskutim temat qe çojnë drejt zgjidhjes, nuk po përballet me vetveten. Nuk po i bën ende propozimet e duhura Shqipërisë demokratëve dhe shoqërisë.”, tha Gjekmarkaj.