TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, në një reagim për gazetarët, deklaroi se rrëzimi i kërkesës së opozitës nga PS është një fakt shumë shqetësues.
Tabaku u shpreh se beson se edhe kjo çështje do të adresohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Mazhoranca rrëzoi sërish që ne të ngremë një Komision Hetimor, ne na takon me ligj kjo gjë. Askush nuk mund të refuzojë të drejtën e opozitës, po kthehet në një normë që mazhoranca tashmë vendos edhe për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Edhe ky u refuzua që unë besoj se do ketë fatin e të tjerëve dhe do shkojë në Gjykatë Kushtetuese”, tha Tabaku.