TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar paraditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për parandalimin e konfliktit të interest në ushtrim të funksioneve publike.
Kërkesa është firmosur nga 35 deputetë të Partisë Demokratike të cilët thonë se janë të nevojshme hetimet mbi veprimet institucionale të zyrtarëve që kanë konflik interesi me funksionet publike.
Kjo është kërkesa e tretë e grupit parlamentar të PD për ngritjen e komisionit hetimor, dy prej të cilëve janë rrëzuar nga mazhoranca në Konferencën e Kryetarëve.
Bëhet fjalë për kërkesat e ngritjes së komisionit hetimor për daljen e të dhënave nga sistemi TIMS si dhe për 4 kontratat e koncesionit në fushën e shëndetësisë.