AKTUALITET, 11 Tetor 2023, 17:00

Emërohet në krye të Gjykatës së Beratit, Pëllumb Zaimi

Emërohet në krye të Gjykatës së Beratit, Pëllumb

Është emëruar sot në krye të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, gjyqtari Pëllumb Zaimi. Zaimi u emërua sot në krye të Gjykatës së Beratit, pas transferimit në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, të ish/kryetares Matilda Llangozi.

Pëllumb Zaimi ka ushtruar profesionin e gjyqtarit që prej muajit Korrik 1994. Karrierën e tij në sistemin e drejtësisë gjyqtari Pëllumb Zaimi e ka filluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Skrapar, ku ka punuar si gjyqtar nga muaji Korrik 1994 deri në vitin 1998 dhe nga viti 1998 deri në vitin 2008 ka mbajtur postin e kryetarit të Gjykatës së Skraparit.

Më pas, Zaimi është transferuar në Gjykatën e Beratit, ku ka vijuar prej 15-vjetësh vetëm funksionin e gjyqtarit, deri më sot që u emërua edhe në krye të këtij institucioni të rëndësishëm të drejtësisë në Berat.