TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme, Besart Xhaferri është zgjedhur kreu i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, duke pasuar në këtë detyrë deputetin Belind Këlliçi.
Xhaferri njihet si mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Këlliçit dhe zgjedhja e tij është shoqëruar me polemika të shumta dhe aludime se gara mund të ketë qenë e paracaktuar.
Megjithatë, përtej aludimeve, ka patur zëra brenda PD që kanë evidentuar parregullsi në procesin e votimit.
Një prej tyre, Evi Kokalari, e cila jo vetëm e konsideron garën të paracaktuar por ka evidentuar parregullsi.
"Dega Thumane:
Në listen më poshtë, nga 49 emra, 7 janë mbi moshen e duhur për të votuar - limiti është 35 vjeç.
18 veta nga kjo listë, nuk kanë as moshën të regjistruar. Pra, nga 49 emra, 25 votues nuk kualifikojnë.
Në liste ka gjithashtu të rinj që momentalisht gjenden jashte shtetit.
Lista e plote kishte 70 votues. Ndërkohë Besarti ka marrë 90 vota.
Bëni llogaritë:
7x7=42
Do vazhdoj të postoj fakte dhe të tregoj manipulimet deri sa të shikoj që do ta merrni seriozisht këtë situate", shkruan Kokalari.
Po kështu, avokati Redon Meksi ka evidentuar parregullësi në votimin në degën 5 në Tiranë.
"Për zgjedhjen e Kryetarit të FRPD në Degen nr.5 Tirane , kanë votuar 119. Nga këta 34 kanë qenë në listën e anëtarëve me të drejtë vote (listë e përpiluar nga një grup pune i ngritur nga organet e FRPD) dhe 85 të tjerë jashtë liste. Për këta 85 kanë marrë vendim Komisioni i Degës për ti lejuar të votojnë.
Pra në rastin më të mirë kemi një grup pune që sdi ose sdo(nqs e bere me dashje per te perjashtuar kundershtatet) të punojë, dhe në rastin më të keq kemi një manipulim masiv të votës nga kupola drejtuese. Gjithsesi në asnje rast nuk kemi zgjedhje të rregullta dhe të ndershme.
I keni hypur kalit mbrapsht o ju elita e të rinjve të PD. Vazhdoni keshtu se kurre sdo i hiqni rilindasit nga pushteti...", shkruan Meksi.