TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 23-vjeçar grek e ka pësuar keq, pasi grabiti një 54-vjeçar shqiptar, shkruajnë mediat greke.
Autori i ishte afruar shqiptarit nga pas, teksa ai po ecte i shkujdesur dhe e kishte hedhur në tokë, ku e kishte neutralizuar duke e goditur me duar dhe këmbë!
Më pas mori 120 euro dhe dokumente personale nga xhepi i pantallonave dhe iku. Por shqiptari nuk u dorëzua.
Ai e ka ndjekur grabitësin së bashku me një shtetas që ka kuptuar se çfarë ka ndodhur, e kanë kapur dhe e kanë mbajtur derisa kanë mbërritur policët që e kanë arrestuar.
I riu u dërgua në komisariat, ku ndaj tij u ngrit akuza për grabitje dhe u dërgua në prokurorinë e Plimmeliodiki Volos.