TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur idenë e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha për një qeveri teknike. Në një konferencë për mediat, Meta tha se vendi ka nevojë për qeveri teknike.
Ai ka shtuar se duhet të organizohen shumë herë më fuqishëm në të gjithë drejtimet, për të imponuar këtë kërkesë, sipas tij, të drejtë. Ai tha se ata udhëhiqen nga interesi kombëtar, parime të drejta dhe të shëndetshme.
“Vendi ka nevojë për qeveri teknike, jam shumë i bindur që do ta fitojmë këtë betejë sepse udhëhiqemi nga interesi kombëtar, parimet tona janë shumë të drejta dhe të shëndetshme, kanë të bëjnë me rikthimin e sovranitetit tek populli shqiptar. Na mbetet të organizohemi shumë herë më fuqishëm në të gjithë drejtimet, për të imponuar këtë kërkesë të drejtë”, deklaroi Meta.