TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar takim me zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Eskobar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Xhaçka shpreh mirënjohjen për mbështetjen e SHBA-ve për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe thekson gjithashtu se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.
“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Eskobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”, shkruan Xhaçka në Facebook.
