AKTUALITET, 9 Dhjetor 2021, 16:06

Basha poston fotot me Eskobarin: SHBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit!

Basha poston fotot me Eskobarin: SHBA-të do të jenë në krah

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto nga takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Eskobar.

Zyrtari i lartë amerikan ishte sot në selinë blu, ku u takua me kryedemokratin. Në një postim në rrjetet sociale, Basha ndër të tjera shkruan se SHBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë, edhe në në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA-të do të jenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë prioritetet e Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët”, shkruan Basha në Facebook.

Basha poston fotot me Eskobarin: SHBA-të do të jenë në krah

Basha poston fotot me Eskobarin: SHBA-të do të jenë në krah