TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se ka marrë vesh se çfarë i ka thënë i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar, Lulzim Bashës, për Sali Berishën.
Sipas gazetarit, lista e personave non-grata do të zgjerohet me "personazhe të tjerë nga politika dhe fusha të tjera".
Po kështu, "DASH do të punojë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenë që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të korruptuar".
"Askush në pozitën e zotit Berisha në të shkuarën nuk ka mundur të avancojë më tej agjendat e veta", ka thënë Escobar, sipas gazetarit.
Gabriel Escobar zhvilloi takime me Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.