AKTUALITET, 9 Dhjetor 2021, 15:16

Denar Biba në krye të “Konkurrencës”, dy vota të PS-së kundër tij

Denar Biba në krye të “Konkurrencës”, dy vota të

Denar Biba është emëruar në krye të Autoritetit të Konkurrencës, me shumicë votash nga parlamenti.

Biba ka marrë 72 vota pro, 37 kundër dhe 0 abstenime. Mungojnë të paktën dy vota nga PS-së. Njëra prej tyre ishte paralajmëruar nga Erion Braçe.

Biba ka zevendesuar Juliana Latifin. Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës zgjidhet çdo pesë vjet nga parlamenti. Denar Biba është propozuar nga 28 deputetë të Kuvendit për këtë post.

Gjatë kësaj seance opozita ka bashkuar votat me maxhorancën për disa marrëveshje ndërkombëtare. Një prej tyre ishte marrëveshja me EFTA-n. Ajo u miratua me 108 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenime.