TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso ka paraqitur në seancën gjyqësore për vulën e Partisë Demokratike në Apel kërkesën për rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt.
Avokati ka kërkuar lënien në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.
Kujtojmë që më 18 dhjetor 2021, Berisha mblodhi Kuvendin e PD dhe aty u miratua një statut i ri, i cili i hapi rrugë Komisionit të Rithemelimit.
Statuti i dalë nga Kuvendi i 18 dhjetorit u dërgua në Gjykatën e Tiranës dhe kjo e fundit e aprovoi.
Por Enkelejd Alibeaj e dërgoi në Apel, duke kundërshtuar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi e cilëson atë si të paligjshëm.