AKTUALITET, 17 Tetor 2023, 12:06

“Vuçiç të dënojë 24 shtatorin”, Macron: Kosova nuk mbajti fjalën, ne pezulluam vizat

“Vuçiç të dënojë 24 shtatorin”, Macron:

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, u pyet lidhur me qëndrimet e Francës, sa i përket pozicionimit të Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës dhe po ashtu ngjarjen e 24 shtatorit.

Macron tha se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit, ndërsa nga Kosova pret një riorganizim të zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit.

Presidenti i francez, bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë.

“Ne e ndjekim më shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që mendoj se është i mirë  dhe presim te respektohet nga të dyja palët.

Besoj se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit.

Aji që presim nga Kosova është riorganizim i zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga autoritet, plotësisht dhe totalisht.

Pres që Vucic të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar.

E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është  pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk u mbajt.

Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” u shpreh Macron.