AKTUALITET, 1 Mars 2022, 12:28

Vritet nga rusët koloneli ukrainas, ishte cilësuar si “njëri nga pilotët luftarak më të mirë në botë”

Vritet nga rusët koloneli ukrainas, ishte cilësuar si

Koloneli ukrainas, Oleksandr Oksanchenko, ka humbur jetën përgjatë një beteje ajrore me forcat ruse.

Kështu ka raportuar korrespodenti i luftës nga The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko.

Koloneli Oleksandr Oksanchenko, një nga armët më të forta të Forcave të Armatosura të Ukrainës, është vrarë në luftime ajrore”, ka bërë të ditur ai.

Mediat ukrainase kanë raportuar se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i dha Oksanchenkos pas vdekjes titullin “Hero i Ukrainës”.

 

Ai, sipas mediave atje, u konsiderua si “një nga pilotët luftarak më të mirë në botë”.