TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

I riu i cili mbeti i plagosur nga sherri me thika në Fier, ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit profesional ‘Petro Sota’.
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë policia ndodhjet në vendngjarje.
“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.