AKTUALITET, 5 Korrik 2024, 21:52

Djali i Akil Panos me makinë luksoze "Audi Q7", Kristi Pinderi: Ku i gjen paratë ky këshilltari bashkiak?

Djali i Akil Panos me makinë luksoze "Audi Q7", Kristi Pinderi:

Aktivisti Kristi Pinderi, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka ngritur disa pyetje drejtuar këshilltarit bashkiak të opozitës në Tiranë, Jonathan Pano, i cili është edhe djali i pastorit Akil Pano. 

Pinderi ka publikuar foton e një automjeti luksoz me të cilin duket se qarkullon Pano dhe pyet se ku i gjen financat për të përdorur një mjet të tillë. 

"Ky djali nuk është vetëm djali i Akil Panos, është edhe një i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës për t'u shërbyer atyre në Këshillin Bashkiak. Pra është qartë një subjekt vëmendjeje, mirëpo kjo vëmendje nuk është thjesht kuriozitet më shumë se detyrë publike për të garantuar transparencë.

Nuk di të them se si e shikon feja e tij marrëdhënien që njeriu ka/duhet të ketë me pasurinë, apo me armët (meqë mund ti ketë shumë qejf përderisa ka postuar shumë shpesh foto me to). Por duke qenë se është një i zgjedhur, një person publik e njëkohësisht edhe anëtar i një familje që sot gëzon jo pak pushtet përmes infrastrukturës fetare që ka ndërtuar e që u krijon një strehë mbrojtjeje, e kam të pamundur mos bëhem kurioz se ku i gjeti paratë për të blerë një makine të tillë?!

Nëse nuk e ka makinën e tij, kush është ai që i jep për përdorim një makinë të tillë të zgjedhurit në Këshillin bashkiak?

Nëse nuk janë paratë e tij, e nëse nuk është dhuratë, a janë paratë e familjes që ka ngritur një strukturë që promovon në mënyrë marramendëse kultin e Akilit?

Këto janë pyetje shumë të zakonshme për një familje që ka një profil publik në Shqipëri e që kanë lidhje të sofistikuara me lloj lloj grupimesh të së djathtës ekstreme. Pra janë pyetje të zakonshme për një familje që ka një peshë te mirëfilltë politike në një vend me gjithnjë e më pak media kurioze!", shkruan Pinderi. 

Djali i Akil Panos me makinë luksoze "Audi Q7", Kristi Pinderi: