TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama inauguroi këtë të premte tunelin e Llogarasë, që lidh Dukatin me Palasën për 5 minuta. Kreu i qeverisë u prit me iso dhe daulle, ndërsa disa qytetarë i uruan dhe ditëlindjen kreut të qeverisë, i cili festoi një ditë më parë 60-vjetorin.
Më pas kryeministri u ngjit në autobus dhe përshkoi tunelin 6 km të gjatë. Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit është funksionale për automjetet prej ditës së sotme, 5 korrik.
“Llogara, Vlorë – Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, që sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet edhe motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës”, shkruan Rama në Facebook.