AKTUALITET, 5 Korrik 2024, 16:39

Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve në bashkinë Himarë, Bardhi: Presidenti shkeli Kushtetutën

Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve në bashkinë Himarë,

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi reagoi pasi presidenti Begaj dekretoi zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës.

Sipas Bardhit, presidenti shkeli kushtetutën.

“Çfarë turpi për Presidentin e Republikës që shkel hapur Kushtetutën dhe ligjin duke dekretuar zgjedhje pa një vendim të ekzekutueshëm ende për pavlefshmëri të mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarë”, shkruan Bardhi. Kujtojmë se zgjedhjet e reja do të mbahen më 4 gusht.