AKTUALITET, 5 Korrik 2024, 18:15

Përfshihet nga flakët oborri i banesës në Gjirokastër, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

Përfshihet nga flakët oborri i banesës në Gjirokastër,

Oborri i një banese në lagjen Zinxhiria në Gjirokastër është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi janë në emigrim. Ndërkohë që pas njoftimit për zjarr, mjeti i zjarrfikëses është nisur drejt banesës dhe ka vënë nën kontroll flakët.

Lagjja Zinxhira njihet edhe zi zonë ku banon komuniteti rom, teksa ende nuk dihet shkaqet e zjarrit. Policia ka ngritur një grup hetimi i cili po punon për të zbardhur detajet.