TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Që prej mesditës së të shtunës së kaluar nuk ka asnjë gjurmë nga Ardit Beshiri. Dyshohet se pas çarjes së një rezervuari në afërsi të Klosit, i cili është krijuar për të filtruar ujërat që rrjedhin gjatë procesit të përpunimit të kromit, ai u rrëmbye me gjithë mjetin me të cilin po punonte.
Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve forcat e kërkim-shpëtimit, forcat e armatosura, banorë të zonës e familjarë janë vënë në kërkim të 29-vjeçarit, por nuk ka asnjë rezultat. Kërkimet janë bërë që nga fundi i rrjedhës së përroit e cila është afër lumit Mat e në drejtim të Qaf Burrelit, ku dhe ndodhet fabrika e përpunimit të kromit.
Ndërsa këtë të Martë një mjet tip fadromë ka zbritur në përrua ku gjatë rrjedhës është ndaluar shumë rërë e që mendohet të jetë trupi i 29 vjeçarit.
Ndërkohë sot për të ndjekur nga afër përpjekjet për gjetjen e 29 vjeçarit ka mbërritur edhe kreu i emergjencave civile, Haki Çako.
“Shprehim ngushëllimet tona për familjen për humbjen e djalit të tyre. Janë angazhuar dhe vijojnë të punojnë intensivisht pothuajse të gjitha strukturat, njësitë e emergjencave civile, të bashkisë, të prefekturës dhe strukturave të tjera qendrore, në drejtimin e ekspertëve. Është një operacion jashtëzakonisht i vështirë, pasi shtrirja e kërkimeve shkon në 4-5 km. Do të vëmë në punë të gjitha kapacitetet deri në gjetjen e të riut.", tha ai.
Të shtunën e 3 Majit 29 vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu është rrëmbyer nga rrjedha bashkë me mjetin e tij.