AKTUALITET, 6 Maj 2025, 17:59

Materialet zgjedhore nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë edhe në Sarandë

Materialet zgjedhore nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë

Mbërrijnë në KZAZ nr 91 Sarandë materialet zgjedhore, nën masa të rrepta sigurie, shoqëruar nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë.

KZAZ nr. 91, Bashkia e Sarandë ka 53 Qendra Votimi. 35 në qytet, 8 në Nj.A Ksamil dhe 10 në rrethinat e bashkisë.

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, policia do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre në oraret e përcaktuara nga autoritetet deri në momentin e shpërndarjes në qendrat e votimit.

Ditën e shtunë, sipas ligjit, do nisë shpërndarja e materialeve zgjedhore. KZAZ 91 Sarandë ka tashmë të ngritur edhe komisionin të përbërë nga Kryetari i PD, 7 anëtarë dhe sekretari…!