TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia njoftoi se rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Armand Gosa. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ato kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli ndërsa vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Persona të tjerë kanë qenë gjithashtu prezentë në lokal në momentin e ngjarjes. Autoritetet janë në mbledhjen e provave. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë gjithashtu janë shoqëruar persona që janë dëshmitarë okularë.
Policia thotë se paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi pak muaj më parë, më 23 mars, në Kavajë u vra vëllai Armand Gosa, vëllai i viktimës së sotme. Ai u qëllua në një konflikt me Altin Rexhën ku të dy humbën jetën, njëri i qëlluar me armë dhe tjetri me thikë.