TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit.
Në një reagim në ‘Facebook’, Basha shkruan se kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri.
Ai thotë se heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi.
“Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi.
Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe.
Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë!”- shkroi Basha.