AKTUALITET, 21 Maj 2023, 17:39

Vdekja e 37-vjeçarit Briken Hoxha në një burg të Zvicrës, Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk arrin të zbulojë shkaqet: S’konstatohen thyerje të kockave

Vdekja e 37-vjeçarit Briken Hoxha në një burg të

Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka arritur të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar Briken Hoxha, i cili ndërroi jetë në një burg të Zvicrës në vitin 2021.

IML nisi punën për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të riut, pas kallëzimit të të atit të 37-vjeçarit, i cili kërkonte zbardhjen e të vërtetës.

“Kohë e gjatë nga vdekja, nuk mund të përcaktohet shkaku. Nuk konstatohen thyerje të kockave”, tha Instituti.