TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arlind Qori, kreu i Lëvizjes Bashkë, ka ndarë pamjet nga një protestë e zhvilluar pranë vendit ku do të ishte Ministria e Punës. Siç duket edhe nga pamjet, aktivistët e kanë lyer derën me bojë të kuqe, në shenjë proteste për 2 punonjësit e ndërtimit që ndërruan jetë 3 ditët e fundit. Por askush nuk ka reaguar.
"Asnjë institucion publik nuk do t’ia dijë. Pasi i ka vënë drynin Ministrisë së Punës dhe është mburrur për mungesën e sindikatave, Edi Rama vazhdon i bie dajres. Nëpër media kuitet për fatin e Sali Berishës. Të tjerët vazhdojnë bëjnë hesape pas rezultatit të zgjedhjeve. Lëvizja BASHKË është e vetmja parti politike që e sheh me rëndësinë e duhur çështjen punëtore,"
DY PUNËTORË NDËRTIMI TË VDEKUR NË TRE DITË
Asnjë institucion publik nuk do t’ia dijë. Pasi i ka vënë drynin Ministrisë së Punës dhe është mburrur për mungesën e sindikatave, Edi Rama vazhdon i bie dajres. Nëpër media kuitet për fatin e Sali Berishës. Të tjerët vazhdojnë bëjnë hesape pas rezultatit të zgjedhjeve.
Lëvizja BASHKË është e vetmja parti politike që e sheh me rëndësinë e duhur çështjen punëtore. Jo vetëm në terma humanitarë: si t’i shpëtojmë punëtorët nga vdekja dhe gjymtimi në punë?
As thjesht në qasje politike: si të mundësojmë organizimin e punëtorëve për të drejtat e tyre? Por edhe në dimension ekonomik: Ekonomia shqiptare po dobësohet prej emigrimit masiv të forcës punëtore më vitale.
Çdo ditë të ekzistencës tonë politike ne do të vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e punëtorëve, për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe demokratizimin e shtetit.