AKTUALITET, 21 Maj 2023, 19:04

Arjan Gosa u vra me një plumb në kokë në ambientet e një lokali, policia ngre pika kontrolli për kapjen e autorit

Arjan Gosa u vra me një plumb në kokë në ambientet e

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Kavajën, ku një person u vra me armë zjarri në ambientet e një lokali. Viktimë ka mbetur Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës, i vrarë në mars të këtij viti.

Raportohet se ndaj Arjan Goses eshte qelluar me 4 plumba, por njeri i ka shkaktuar vdekjen.

Paraprakisht policia po heton në pistën e hakmarrjes, pasi dyshohet se ka lidhje pikërisht me vrasjen e pak kohëve me parë.

Ndërkohë policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.