TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet greke janë vënë në ndjekje të shqiptarit tjetër, i cili dyshohet se ka lidhje në vrasjen e 19-vjeçarit grek pak ditë më parë.
Siç raportojnë mediat në shtetin fqinj, i riu i shpallur në kërkim është shok i 23-vjeçarit shqiptar të vënë në pranga në lidhje me këtë ngjarje.
Ai dyshohet se është arratisur në Shqipëri për t’i shpëtuar arrestimit.
Po sipas mediave greke bëhet fjalë për një 20-vjeçar, anëtar i një grupi që mori pjesë në sulmin e përgjakshëm të ndodhur në vitin 2019 ndaj dy tifozëve sërish në zonën e Charilaos.
Raportohet se 20-vjeçari ka mbërritur me makinë në stacionin kufitar dhe ka kaluar në Shqipëri, ndërsa dokumentacioni i tij është kontrolluar nga autoritetet greke dhe ato shqiptare.