AKTUALITET, 5 Shkurt 2022, 22:20

Shqiptarit i gjendet kokainë në makinë dhe shtëpi, arrestohet 54-vjeçari në Itali

Shqiptarit i gjendet kokainë në makinë dhe shtëpi,

Një 54-vjeçar shqiptar u arrestua ditën e djeshme në Itali, në zonën e Oltrisakos në Bolzano pasi iu gjetën disa doza kokaine.

Shqiptari është ndaluar teksa udhëtonte me makinë. Efektivët e policisë ushtruan kontroll në mjetin e 54- vjeçarit ku gjetën 80 gramë kokainë.

Sipas mediave italiane, 54-vjeçari e kishte fshehur drogën brenda sediljes së pasagjerit. Më pas, policia ushtroi kontroll dhe në banesën e tij ku gjetën një sasi tjetër prej 110 gramëve kokainë.

Gjithashtu në shtëpi shqiptarit iu gjet dhe një shumë prej 17.350 eurosh 'cash' që dyshohet se kanë ardhur nga shitja e lëndëve narkotike.

Policia vlerëson se sasia e kokainës kapte vlerën e 20 mijë eurove në treg. Shqiptari u dërgua në burgun e Veronës ku në ditët në vijim pritet dhe vendosja e masës së sigurisë.