AKTUALITET, 5 Shkurt 2022, 21:43

Meta: Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e drejtësisë me regji! Rama e përdori…

Meta: Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë për dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Meta deklaroi se kjo është pjesë e drejtësisë me regji duke theksuar se ai është përgjegjës për kanabizimin por kryepërgjegjës cilësoi kreun e qeverisë.

Meta në TV 1 Channel tha se i ka thënë Ramës, por edhe vetë Tahirit se ai nuk është për ministër të Brendshëm, duke qenë se nuk kishte eksperiencën dhe ishte shumë i politizuar çka do sillte sipas tij keqpërdorim të Tahirit në atë funksion.

“Burgosja e Saimir Tahirit është pjesë e drejtësisë me regji. Saimir Tahiri nuk është arkitekti i kanabizimit në Shqipëri. Ai ka qenë përgjegjës, por kryepërgjegjësi është kryeministri i cili e përdori për të fshehur përgjegjësitë e veta. I kam thënë Ramës që emërimi i tij si ministër ishte një zgjidhje e gabuar. I kam thënë dhe vetë Tahirit, nuk mund të jesh ministër sepse nuk ke eksperiencë dhe je shumë i politizuar, për më tepër do të keqpërdorin në atë funksion”, tha Meta. 

Kreu i Shtetit la të kuptohej se kryeministri Rama donte t’ia linte atij si përgjegjësi shkarkimin e Tahirit.

“Më ka ftuar (Rama) tek Sofra e Ariut, kam plotësuar dëshirën tënde për heqjen e Saimir Tahirit. Çfarë the, i thashë. Tani ti do ta heqësh dhe ti thuash atij që bëra atë që donte Ilir Meta”, tha Meta.

Poll