TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një kalimtare është përplasur nga një automjet tip Benz në unzën e Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Piramidës”, ku siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme e reja qëndron e shtrirë në asafalt duke marrë ndihmën e parë nga kalimtarë të rastit, deri në ardhjen e ambulancës.
Makina e cila e ka aksidentuar, një Benz ngjyrë gri, është larguar në mënyrë të menjëhershme nga vendngjarja.
Burime bëjnë me dije se e reja gjendet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.
Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për identifikimin e personit që shkaktoi aksidentin.



