TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Numri i personave që shfaqin probleme të shëndetit mendor ka pësuar një rritje kohët e fundit. Nisur dhe nga ngjarja e ndodhur në Maliq ku Ramiz Muçollari, u vra nga RENEA pasi i armatosur refuzoi të dorëzohej tek organet ligjzbatuese, pas një sherri me familjarët e tij, mjekja psikiatre Nikolina Bode flet mbi situatën e personave me probleme mendore në qarkun e Korçës.
“Sot kemi të kartelizuar më shumë se 3600 persona të shëndetit mendor, flasim për probleme kronike, pa përmendur këtu problemet akute, urgjencat e shëndetit mendor apo raste që na paraqiten çdo ditë në klinikë”, tha Bode për euronews. Sipas mjekes kohët e fundit numri i personave me probleme të shëndetit mendor ka pësuar një rritje dhe këtu kanë ndikuar një sërë faktorësh të ndryshëm si temperaturat e larta, pagjumësia, dhuna në familje, emigracioni dhe vështirësitë ekonomike.
“Problemet e shëndetit mendor janë në rritje dhe ndikojnë shumë faktorë, socialë, ekonomikë, emigracioni. Sidomos kjo periudhë, temperaturat e larta të shoqëruara me pagjumësinë, pavarësisht se në qytetin tonë që kemi një klimë të freskët ne arritëm maksimumin e viteve të fundit këtë verë. Kjo ndikoi negativisht!”, tha mjekja.