TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy mjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, e si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Aksidenti ndodhi pasi mjeti “Renault” me drejtues Josif Zoton u përplas me mjetin “Mercedez Benz” me drejtues Konstandin Dhimitri në Shtëpëz. Nga aksidenti u plagosën: Minushe Tori, Barjam Tori, Lirika Zoto dhe Josif Zoto.
Të lënduarit janë dërguar në spital, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se njëri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar.