TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për aksionin e Policisë dhe forcave speciale RENEA, i cili çoi në vrasjen e Ramiz Muçollarit, mëngjesin e kësaj të shtune në Maliq.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha hedh akuza të rënda ndaj ministrit të Brendshëm Taulant Balla, i cili sipas tij “nxit vrasjet nga policia”.
Berisha e cilëson si cinike dhe kriminale përgëzimin që Balla u bëri efektivëve të policisë, ndaj edhe kërkon ndërhyrjen nga Avokati i Shtetit.
Postimi i Berishës:
Vrasja e personit me probleme me shëndetin mendor duhej të shmangej. Taulant Bego etj… etj…, nxit vrasjet nga policia. Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!
Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij.
Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij. Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.
I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës ëe me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia.