TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me ardhjen e udhëtarëve radhët e gjata të mjeteve janë bërë të zakonshme këto ditë gushti. Në pikën kufitare me Greqinë, qindra makina presin të hyjnë në vendin tonë.
Në doganën e Kakavijës, është krijuar një radhë më e gjatë se katër kilometër, ndërsa qindra emigrantë, por edhe turistë të huaj presin të kalojnë në tokën shqiptare.
Ndërkohë trafik i rënduar paraqitet në qytetin e Vlorës. Trafiku më i rënduar është në zonën e portit, ku përveç pushuesve, emigrantë shqiptarë dhe turistë të huaj kanë mbërritur kanë zgjedhur bregdetin tonë për të kaluar pushimet.