TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erion Veliaj ka dalë me urgjencë në media, pas diversionit të disa portaleve, se ai ka nxitur një sulm ndaj kryeministrit, duke shpikur se pas kullës 64 kate në Tiranë qëndron opozita e Sali Berishës dhe se Rama e ka dhënë kullën për të kapur opozitën.
Veliaj thotë se është naivitet të besohet se mazhoranca i ka hedhur një "kockë" edhe Berishës dhe betohet që lideri i fraksionit më të madh të opozitë dhe familjarët e tij nuk kanë marrë asgjë.
"Nëse ju mendoni se në këtë zyrë apo në zyrën e kryeministrit realisht mendon njeri familjen më ordinere të republikës së Shqipërisë është naivitet. Ne kemi mundur Saliun, Shkëlzenin, Lulin, kunatin 9 herë mezi presim ti mundim herën e 10-të. Është naivitet të kuptosh si njerëzit që i kanë bërë më shumë keq familjes time, familjes së kryeministrit dhe familjes së madhe të Shqiptarëve te jenë duke u shperblyer nga ne. Eshtë naivitet shumë i madh. Ne në dashuri me dhunuesit nuk biem", tha Veliaj për Report Tv.