TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin mbi rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke i kthyer edhe një përgjigje Shoqatës së Gjyqtarëve, e cila tha se “po ushtrohet presion ndaj tyre”.
Kreu i qeverisë i qëndron mendimit se iniciativa e tyre për të rritur vetë pagën është një përpjekje e pajustifikueshme dhe e papranueshme.
Rama thotë se Shoqata e Gjyqtarëve shfaqet si një parti politike dhe me një gjuhë, sipas tij të papranueshme për atë cka ata përfaqësojnë.
“Jam këtu në një komunikim sepse jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i shoqatës së gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë për një përpjekje që në këndvështrimin tim është e pajustifikueshme, e papranueshme dhe e pa gëlltitshme për t’ju imponuar parlamentit dhe qeverisë përmes pushtetit gjyqësor dhe për ti rritur pagat vetes gjyqtaret me gjyq.
Këtë shqetësim publik unë e kam shprehur si palë në emër të një pale, një pale me të drejtën për të mbrojtur interesin e vet publik në gjykatë. Pra në emër të pushtetit ekzekutiv, por edhe si kryetar i shumicës parlamentare. Është hera e dytë që ndodh që ka një habi shoqëruar me një përpjekje për të më mbyllur gojën, kur në fakt unë flas në emër të çka përfaqësoj me votën e shqiptarëve në mbrojtje të interesi me të cilin jemi në gjyq, pra jemi palë.
Befas shoqata e gjyqtarëve shfaqet si parti politike me një gjuhë të papranueshme për ata që përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër i cili thotë bilbili është i imi, topi është i imi, topin do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier”, tha Rama.
Kreu i qeverisë i quajti një “tymnajë populiste”, dhe i ftoi në betejë nëse e konsiderojnë veten parti politike.
“Ne nuk jemi në fushatë dhe nuk kemi qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve. Ajo që kjo shoqatë po kërkon është unikale në historinë e Evropës, nuk e bën më të lehtë pozicionin e gjykatësve. E gjithë kjo tymnaje populuiste, po kush jeni ju që i jepni vetes të bëni përcaktime të tilla? Jeni parti politike? Regjistrohuni, dilni në garë dhe mbroni platformën tuaj dhe bëni edhe ju luftën me etiketime dhe sharje”.
“Besoj se të gjithë e dinë se çfarë është një fushatë kur e udhëheq unë, bashkë me shokët e shoqet e armëve të PS, një urgan që merr përpara,çfarë të dalë përpara, kjo nuk është betejë politike, ne nuk jemi në asnjë fushatë, nuk kemi qëllim të bëjmë fushatë kundër gjykatësve. Të vetëvendosurit në pozicionin e viktimës, ajo që kjo gjykatë po përkon është unikale në historinë e Europës. Kjo tymnajë populiste, kush jeni ju, jeni parti politike?
Dilni në garë, dilni në platformën tuaj dhe bëni luftën e plotë. Tymnajë populistë e krijuar, për linçimin e gjyqtarëve. Ju kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit, për t’i rritur vetes pagat. Shqiptarët duhet të dinë, që për gjyqtarin e Shkallës së Parë kërkoni që paga të shkojë 3360 deri në 500, të gjyqtarëve të Apelit 3480 euro në 5500 euro. Ju kërkoni që pagan ë Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro. Ju kërkoni që pagat e prokurorëve të SPAK, që nuk i është bashkuar kësaj kërkese, për ta çuar pagën 9800 euro. Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të SPAK, janë 6500 euro.", theksoi ai.