AKTUALITET, 7 Tetor 2022, 22:59

Kontrollet e FNSH në Elbasan, sekuestrohet rreth 1 kg heroinë! Shoqërohen disa persona

Kontrollet e FNSH në Elbasan, sekuestrohet rreth 1 kg heroinë!

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia kanë zhvilluar aksion mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit në ndjekje të personave në kërkim.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar në komisariat edhe disa persona.

Nga informacionet e para, nuk dihet se ku është gjetur lënda narkotike teksa pritet një reagim zyrtar edhe nga ana e policisë.

Ndërkohë FNSH ka ngritur postblloqe për ndalimin e personave që qarkullojnë me armë ose sende të tjera të paligjshme në automjete.