TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen tragjike në një familje në Fier, ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga fqinji i tij.
Kreu i PD thekson se ky krim është një këmbanë alarmi dhe që institucionet shtetërore duhet të kenë vëmendje të shtuar dhe strategji të re që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë.
Reagimi i plotë:
“Jam thellësisht i tronditur për ngjarjen e tmerrshme kriminale që i mori jetën një 8 vjeçari në Fier. Si prind, ndaj sot dhimbjen me prindërit dhe familjarët e Mateos dhe lus Zotin t’ua lehtësojë dhimbjen!
Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve!
Dita e djeshme, e cila jo për herë të parë na përballi me ngjarje të rëndë kriminale, është një këmbanë alarmi për të gjitha strukturat e shtetit shqiptar, për policinë, drejtësinë, shëndetësinë e kujdesin social.
Duhet një vëmendje e shtuar ndaj çdo rasti, një strategji e re përballje përtej propagandës, që ngjarje të tilla të parandalohen pa qenë vonë”.