AKTUALITET, 17 Nëntor 2021, 12:28

Ndahet nga jeta mjeku i njohur në Tiranë, vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare

Ndahet nga jeta mjeku i njohur në Tiranë, vëllai i shkrimtarit

Mjeku i njohur onkolog Shahin Kadareja, vëllai i shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është ndarë nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një betejë gati njëvjeçare me një sëmundje të rëndë.

Ka qenë vajza e mjekut Kadare që ka konfirmuar lajmin e hidhur përmes një postimi në “Facebook”, ku njofton miqtë dhe të afërmit se homazhet do të zhvillohen sot ndërsa varrimi ditën e nesërme.

Postimi i plotë:

Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të të dashurit tonë Shahin Kadare. Varrimi bëhet ditën e enjte, dt 18. 11. 2021, ora 12.00 në Tufinë.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funerale Home ALBA 2000, rruga e Dibrës, Nr. 302, pranë Medresesë, të mërkurën ora 15.00- 20.00 dhe të enjten ora 9.00- 12.00.

Vizitat do të zhvillohen ditën e premte deri të dielën, paradite nga ora 10.00 – 13.00 dhe mbasdite nga ora 16.00 – 20.00 në ambjentet e Piazza.