TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen horror të regjistruar një ditë më parë në Gercallia të Fierit, ku u vra barbarisht 8-vjeçari Mateo.
Rama tha gjatë fjalës së tij, se kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik dhe falë reagimit të menjëhershëm të policisë autori u kap dhe u neutralizua.
Ai kërkoi që për këtë ngjarje, por edhe të ngjashme që do të ndodhin më të ardhmen, të jepet dënimi maksimal
“Është verdikti më ekstrem i drejtësie mbi barbarin, i cili falë reagimit të menjëhershëm dhe identifikimit dhe kapjes së shpejtë nga policia e shtetit gjendet sot prapa hekurave.
Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë.
Vëllazërisht shpreh ngushëllimet prindërve, familjes. Autorit t’i jepet dënimi maksimal”, tha kryeministri Rama.